ELBASAN- Agron Duka, kryetar i PAA-së, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj partie në Elbasan në kuadër të zgjedhjeve vendore. Duka u pyet në lidhje me zgjedhjet vendore dhe se si do të shkojë opozita në këto zgjedhje. Nëse shkojnë me dy kandidatë në zgjedhje, sipas Dukës do të jetë e vështirë që të orientojë anëtarët e partisë së tij, se ku duhet të çojnë votën. Megjithatë vota do të jetë gjithmonë për kandidatët e opozitës, u shpreh Duka.
‘Në kuadër të zgjedhjeve vendore kemi filluar lëvizjet në të gjitha qarqet e Shqipërisë, qëllimi të identifikojmë njerëz për këshillin bashkiak. Qëllimi të fuqizimit sa më shumë këshilltar bashkiak në bashki të ndryshme dhe numër vota në gjithë Shqipërinë. Kodi Zgjedhor të penalizohen dhe duhet të futesh së bashku me koalicionet. Nëse opozita arrin marrëveshjen dhe nxjerr një kandidaturën të përbashkët mos të mbështesim kandidaturën e opozitës. Prirja jonë është të mbështesim kandidaturë të opozitës. Nëse dalim me dy kandidatë po e përsëris nuk do kemi mundësi të orientojmë votat e PAA-së, ose do të mbështesim një kandidat që kemi të pëlqyer. Ato luhatjet ndër vite për fajet të opozitës moshyrja në beteja elektorale nuk na ka bërë mirë. Ne po bëjmë çfarë është e mundur të ringremë strukturat e partisë. Besoj se konsumimi i mazhorancës do na ndihmojë.’- u shpreh Duka.
Opozita do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e 14 majit 2023. Negociatat mes grupit të Berishës dhe grupit të Alibeajt në PD për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore, dështuan, ndërsa dy grupimet janë më të përçara se kurrë. Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, pra Sali Berisha si kryetar i PD. Por Berisha në reagimin e tij paralajmëroi se kush prek flamurin e PD i ka bërë llogaritë gabim. Ndërsa negociatori i rithemelimit Edi Paloka tha se grupi i Alibeaj ishte i pasinqertë, pasi gjatë bisedimeve vazhdoi të bashkojë votat me Ramën.