Duka 'ultimatum' Bashës: Kandidoj në Durrës, jo poshtë vendit të 3! I prezantova PD-së strategjinë, pres përgjigje deri të hënën (VIDEO)

8 Janar 2021, 19:13| Përditesimi: 8 Janar 2021, 20:36

  • Share

Ndërkohë që po i afrohemi zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kreu i PAA Agron Duka në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se ka zhvilluar një takim me një grup nga PD, të cilëve u ka bërë propozimin e tij dhe se pret përgjigje deri të hënën nga kreu i PD Lulzim Basha.

Ndërsa thotë se sheh frymë pozitive për një listë të përbashkët me PD, Duka shtoi si gjatë takimit i ka paraqitur grupit të PD, vendet ku pretendojnë për të marrë sa më shumë vota në mënyrë që të maksimilizojmë votat e koalicionit. Prerazi ai ka theksuar se në zgjedhje do  të kandidojë në Durrës dhe kusht i panegociushëm është jo poshtë vendit të 3 në listë.

 “Unë skam takuar Bashën kam pasur takim me një grup që e ka takuar Basha. PAA kishte grupin e vetë, unë, sekretari i përgjithshëm dhe një anëtar tjetër. Ne i paraqitëm PD vendet ku pretendojmë për të marrë sa më shumë vota në mënyrë që të maksimilizojmë votat e koalicionit. Për personazhë të veçantë dhe qarqe kryesore. U la që brenda kësaj jave, pra ishte një kërkesë e imja që i bëra një ultimatum vetes. Do pres deri të hënën nëse biem ose jo dakord, nëse jo do shoh mundësi të tjera.

Shoh frymë pozitive. Për një listë të përbashkët. LSI e vetme. Në ide jam më afër me LSI se me PD por gjykohet se këto kryetarët e partive japin më tepër duke qenë te lista e PD. Nuk kemi përcaktuar gjë por unë i kam thënë veten se nën të tretin nuk do kandidoj. Jemi më afër zgjidhjes së problemit për të dalë me një listë të përbashkët”, tha ai.

Duka thotë se pas takimit me grupin e PD pret nga kreu demorkat Lulzim Basha një përgjigje deri ditën e hënë. Kjo përgjigje ai thotë se beson që do jetë për ta dalë me listë të përbashkët duke respektuar propzimin që i ka bërë.

“Nëse jam në listë me opozitën e bashkuar fati është është i  përcaktuar dhe pas zgjedhjeve do jem në opozitë ose në qeveri me ta. Akoma skanë marrë fund këto lloj negociatash, e rëndësishme është se e shohim që janë të gjithë aktivë. Shohim si të ardhme të përbashkët. Lsi ka kandidatë në Durrës me sa di unë, duke pasur figurat e vetë nuk besoj se do kërkojë të jem në lista të saj.

Deri tani përveç këtij takimi kam pasur dhe me Bashën ku  ata kërkesa që ia kemi shtuar grupit ia kemi kërkuar grupit me sa duket ka dashur ta zgjidhim përmes këtij grupi. Me sa di këto ditë dje pardje po vendosin drjetuesëit e qarqeve dhe ndonjë nga aleatët. Brenda të hënën do jetë një përgjigje. Dhe besoj do jetë për ta dalë me lista të përbashkët”, shtoi ai.

Nga ana tjetër ai nuk ka përjashtuar mundësinë për t'u bashkuar me parti të tjera, si ajo e Jozefina Topallit, apo dhe me mazhorancën, në rast se nuk do të negociojë me PD.

“Ne po shkojmë dejt mbylljes së kësaj negociate. Nëse nuk bëhet negociata, mundësitë për tu bashkuar me parti të tjera nuk përjashtojmë asnjë, qofshin të majta apo të djathta. Siç u  thashë ky kod na  disfavorizon”, tha Duka.

Komento

Komente

  • robi: 09/01/2021 15:45

    Gono e ke ngrejt shume steken, vendin e pare e ka paloqja, vendin e dyte Nafije fallxhorja e leshitlikes, vendin e trete e ka Grigja te katertin Xhaferi i simites

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?