Foto e publikuar nga Armand Duka

Sport

Duka ‘vjedh’ suksesin e vajzave të Vllaznisë: FSHF, një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të femrave

28 Shtator 2022, 22:55| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 22:59

  • Share

Në një kohë që futbolli i femrave nuk ka qenë prioritet i FSHF-së, kjo edhe sepse për disa muaj, vajzat kanë mbetur edhe disa muaj pa rroga, në momentin që patën një moment suksesi, Armand Duka nuk ka nguruar që të “vjedh” nga suksesi i tyre.  Teksa uron vajzat, ai e shet si një punë e madhe e FSHF-së.

“Futbolli është i bukur se na dhuron emocione të ndryshme ditë pas dite. Sot Vllaznia e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të Vorskla Kharkiv dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të Champions League për herë të parë. Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija. Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë.

Në FShF kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por ju, na treguat me punën tuaj, se duhet të bëjmë më shumë. E tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë. Urime Vllaznia. Urime vajza”, shkruan Duka.


Lajmi kryesor:

Historike! Atë që s’e bënë djemtë, e realizuan vajzat! Vllaznia për Femra bëhet ekipi i parë shqiptar që kualifikohet në Champions League


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?