Dukagjin Lipa dhe Erion Veliaj

VIP & Spektakël
Top 24

Dukagjin Lipa i përgjigjet komentueses në foton me Veliajn: Kemi një gjak, një flamur

23 Korrik 2018, 10:08| Përditesimi: 23 Korrik 2018, 10:16

  • Share

Dukagjin Lipa dhe një pjesë e familjes kanë mbërritur në Kosovë për organizimin e festivalit ‘Sunny Hill Festival’, i cili do të mbahet në datat 10-11-12 gusht. Ky festival do të sjellë emrat më të mëdhenj të muzikës botërore duke përfshirë Martin Garrix, Dua Lipa dhe Action Bronson.

Babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa, ka vizituar Tiranën dhe ka takuar kryebashkiakun, Erion Veliaj, të cilin e konsideron si mikun e tij. Në foton e postuar me kryebashkiakun, një komentuese ka shprehur mendimin e saj duke shkruar:

“Mirë që jemi ne nga Kosova që bëjmë krenarë me të qenit shqiptar, Rita, Dua, Xhaka, Shaqiri, Behrami, Januzaj dhe Era Istrefi. Sepse ju andej mbetët duke u marr me hashash’.

Mesa duket ky koment nuk i ka pëlqyer Dukagjin Lipës dhe i është kundërpërgjigjur: “Të lutem mos bë dallime të tilla të kota. 1 gjak një flamur.Komenti i Dukagjin Lipës në foton me kryebashkiakun Erion Veliaj

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?