Dukagjin/ Memorial në kujtim të 7 martirëve katolikë! Familjarët: Bënë qëndresë të jashtëzakonshme

27 Shtator 2023, 17:47| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 17:51

  • Share

Shtatë martirë të kishës katolike kanë tashmë memorialin pranë kishës së fshatit Breg Lumi në zonën e Dukagjinit.  Në ceremoni morën pjesë Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër Pult Monsinjor Angelo Massafra, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci dhe banorë të zonës.

Fillimisht është mbajtur mesha e shenjtë në kishën e fshatit e drejtuar nga Arqipeshkvi Massafra i cili në fjalën e tij para besimtarëve u ndal tek mesazhi i faljes dhe rëndësia që mbartin figurat e martirëve të kishës katolike shqiptare.

Ndërsa kryebashkiaku Beci premtoi mbështetje për banorët e zonës së Dukagjinit.

“Është monument që na bën të kuptojmë se nga kemi ardhur dhe ku do shkojmë”, tha më tej ai.

Familjarët e martirëve thanë se vepra është realizuar nga skulptori Zef Muri me kontributin financiar të dy familjeve nga Dukagjini që jetojnë në SHBA.

“Kemi emocionon ne si familjarë. Qëndresa e tyre ishte e jashtëzakonshme”, tha Ndoc Ashta, pasardhës i Gjelosh Lulashit.

At Çiprian Nika, At Benardin Palaj, At Gjon Shllaku, At Gasper Suma, Dom Dede Plani,  Dom Lazer Shantoja dhe Gjelosh Lulashi në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar u persektuan dhe u vranë nga regjimi komunist. NË 2016 janë shpallur martirë nga Papa Francesku.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • . Kiri: 27/09/2023 19:38

    U bo inagurimi i martireve sot para dreke !Mbas dreke vriten dy?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?