Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

Bota

Duke përkujtuar përvjetorin e revolucionit anti-islamist të vitit 1979, Khamenei fal mijëra të burgosur në Iran

5 Shkurt 2023, 13:32| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 13:50

  • Share

Me rastin e përkujtimit të revolucionit anti-monarkik të vitit 1979, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka falur "dhjetëra mijëra" të burgosur, duke përfshirë shumë të arrestuar në protestat e fundit mbi akuza të lidhura me sigurinë.

Kjo është raportuar nga media të ndryshme ndërkombëtare që citojnë televizionin shtetëror iranian.

“Të burgosurit që nuk akuzohen për spiunazh për agjencitë e huaja, kontakt të drejtpërdrejtë me agjentë të huaj, vrasje, shkatërrim dhe zjarrvënie të pronës shtetërore do të falen”, thanë mediat iraniane. Vendimi u shpall për të festuar përvjetorin e revolucionit të 1979.

Ky përkujtim vjen mes protestave gjakatare civile që i kanë pushtuar Iranin së fundmi ku mes të rinjve protestues, ka pasur edhe viktima.

Revolucioni i vitit 1979 njihet për heqjen nga pushteti të monarkisë së mbështetur nga Perëndimi dhe kthimin e islamistëve në krye të shtetit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?