Pusi ku u mbyt 74-vjeçari

Duke punuar bie në pus, mbytet 74-vjeçari në Fier! Trupi i pajetë u gjet nga familjarët

23 Mars 2021, 12:48| Përditesimi: 23 Mars 2021, 16:10

  • Share

FIER- Një 74 vjeçar nga fshati Agim i njësisë administrative Libofshë, është mbytur mesditën e së martës në pusin e shtëpisë së tij. Jorgji Sota ishte duke vendosur pompën e ujit, për t'u shërbyer të mbjellave, por ka rrëshqitur duke përfunduar brenda në pus. Ai është gjetur i pajetë nga kushëriri i tij, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Viktima jetonte i vetëm, pas ndarjes nga jeta dy vjet më parë të bashkëshortes së tij. Të afërmit tregojnë se janë befasuar nga kjo ngjarje e papritur. 74-vjeçari është baba i dy djemve që janë emigrantë në Itali. Ndërkohë, policia pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, e transportuan 74 vjecarin në morgun e Fierit për kryerjen e ekspertizës ligjore.

"Sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qënë duke punuar.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?