Rama dhe Thaçi takohen në Gjenevë

Politikë
Kosova & Rajoni
Top 24

'Duke shijuar kafet dhe rrezet e diellit bashkë me Edin', Thaçi poston foton e takimit me Ramën

2 Tetor 2018, 13:38| Përditesimi: 2 Tetor 2018, 13:44

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje ka udhëtuar për në Gjenevë të Zvicrës, ku do të marrë pjesë në takimin dyditor të liderëve me temë “Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor”. Në mesin e liderëve pjesëmarrës është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kreu i shtetit të Kosovës ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

“Mëngjes i bukur në Gjenevë, duke shijuar kafet dhe rrezet e diellit bashkë me Edin. Në Forumin Ekonomik Botëror ku po marrim pjesë, me liderë të rajonit dhe ekspertë botërorë të ekonomisë, do të diskutojmë për zhvillimin rajonal dhe perspektivën tonë euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në mbishkrimin e fotografisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?