Foto ilustruese

Kronikë

Po vadiste tokën, bie aksidentalisht në kanal 61-vjeçari në Divjakë, humb jetën

24 Qershor 2021, 15:14| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 15:18

  • Share

Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Divjakë, pasi ka rënë aksidentalisht në kanal. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në fshatin Këmishtaj, rreth orës 13:40, ku 61-vjeçari me inicialet V.Xh ka qenë duke vaditur në momentin që ka rënë aksidentalisht në kanal.

Nuk bëhen me dije detaje nga ngjarja, nëse 61-vjeçari u mbyt në kanalin me ujë, apo nëse ka pësuar arrest kardiak.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?