Aktorja Elida Cangonji (1953-2016)

Dukeshin të gjithë si të çmendur viktimat e drejtësisë së kohës së Berishës! Apo jo Elida Cangonji?

24 Tetor 2023, 11:00| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 11:08

  • Share

Shumë shqiptarë e dinë mirë dhe nuk mund të harrojnë se ç’donte të thonte të kërkoje drejtësi në kohën e sundimit të Berishës dhe të familjes së tij. Ata pak që nuk dorëzoheshin dhe ngulnin këmbë, dalëngadalë konsideroheshin si të çmendur, si me probleme; edhe  familja i konsideronte të tillë, pasi nuk dëgjonin të pranonin një zgjidhje, një marrëveshje pa shkuar në dyert e drejtësisë. Dhe jo vetëm ata që kishin konflikt me interesat e familjes Berisha drejtpërdrejtë, por edhe ata që kishin konflikt me miqtë, servilat, shërbyesit, parrukieret e familjes Berisha, e kishin vërtetë pisk.

Ishte kështu me Elida Cangonjin, aktoren e mirënjohur shqiptare, e cila pati një konflikt prone. Edhe sot e kësaj dite nuk e dimë nëse Elida pati apo jo të drejtë, por sa herë që ajo shkonte në polici, në prokurori, në institucione, pikërisht këto institucione të shtetit informonin kundërshtarin e saj që e kërcënonte: “Ke shkuar në prokurori ëëë?! E ke kot! Unë e kam në dorë gjithë drejtësinë!” Dhe përballë këtij muri, kësaj çmendine të vërtetë që kishte ndërtuar me djallëzi familja Berisha (roli i të bijës në sistemin e Drejtësisë njihet, por ende nuk është hetuar mbi rrjetën e thurur me miqësitë e saj),  pakkush mund të rebelohej dhe shumëkush izolohej apo kërcënohej, apo burgosej, apo konsiderohej si i shthurur, si trafikant, si mashtrues, nëse mbetej gjallë. Si Kosta Trebicka.

Elida Cangonjit nuk i kishte mbetur më asgjë veç medias, të paktën atë ditë në redaksi tregoi gjithë kalvarin e saj. Foli gjatë, u përlot, iku dhe parakohe nga kjo jetë pa mësuar nga drejtësia shqiptare nëse kishte të drejtë apo jo në atë konflikt pronësie. Ndoshta jo, ndoshta pretendonte më shumë nga sa i takonte, ose e kundërta, duhet të merrte atë që i takonte, por ajo këtë përfundim nuk e dëgjoi dot. Nuk e lanë. Dyert i përplaseshin dhe kërcënimet nga njerëz me pushtet në drejtësi dhe institucione nuk mungonin.

Zamira Durda, Paro Laçi, Kosta Trebicka... për asye të ndryshme, por kanë të stampuar në trupin e tyre atë dhimbjen e përbashkët që krijon mungesa e dëshirës së një Shteti për t’i dëgjuar, për të qenë në krah të më të dobtëve. Elida Cangonji nuk është më, shumë të tjerë ikën nga kjo botë pa u dëgjuar nga drejtësia; ndoshta për Zamirën, për Paron e shumë të tjerë gjërat po ndryshojnë. Institucione të reja shqiptare po i dëgjojnë dhe familjes Berisha, dalëngadalë po i këputen një e nga një tentakulat.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • S. Krasniqi: 24/10/2023 17:40

    Disi ky Arben Kraja më duket si butak...druaj se mund të bëjë diçka të dobishme.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 24/10/2023 12:00

    N.q.s. dhe kësaj rradhe nuk shkon në institucionin e drejtësis tregon që INSTITUCIONIT nuk i ka dala FRIKA,ose jan të koruptuar.

    Përgjigju
  • anna: 24/10/2023 11:15

    Shume e veretete cdo fjale ,Por fatkeqesisht akoma shume njerez te drejtesise vazhdojne perseri padrejtesite e tyre.akoma nuk jane zhdukur kthetrat e Sali Berishes nga drejtesia akoma e vuajme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?