Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij para stafit duke thënë se do të jetë gati për t'u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Nuk është shumë nevoja për t’u prezantuar se kemi punuar 3 vite me njëri-tjetrin përveç kohës që kemi punuar në vende të tjera. Falenderoj KLP që më besoi drejtimin e SPAK në 3 vitet e ardhshme. Besimin që më dhatë do ta përdor në funksion të ndërtimit të një institucioni të suksesshëm, i aftë për tu përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Falenderim të veçantë për Krajën, i cili ka meritën për krijimin e një prokurorie.
Të gjithë e dimë sa e vështirë është të ndërtosh shtëpi të re nga themeli pasi duhet të kujdesesh për çdo detaj. Kraja, ju patët barrën që të përballeni me vështirësinë. Sot falë kontributit tuaj të çmuar kemi një prokurori funksionale me bilanc pozitiv dhe e gatshme për t’u përballur me sfida. Këto 3 vite kanë qenë të vështira. Pavarësisht këtyre vështirësive secili prej nesh ka pasur rezultatet e tij, ndaj ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin dhe sakrificave. Prokuroria e Posaçme do kalojë në një fazë tjetër, luftë më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar.
Kemi një prokurori që është në funksion të plotë në përbërje të cilës jemi 17 prokurorë, kemi fituar eksperiencë në këto 3 vite pune. Ju nxis që të gjithë së bashku të demonstrojmë që jem të aftë kundër çdo shkelës ligji. Unë do jem në krahun tuaj përballë sfidave që na presin. Ju bëj thirrje hetuesve se zyra e drejtuesve është e hapur”, tha Dumani.
Lajmi kryesor: