Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, pranoi publikisht sot se një ekspert i BE-së dhe një tjetër amerikan i OPDAT-it po ndihmojnë SPAK-un për të zgjidhur problematikën e mbartjes së dosjeve, çështjeve të vjetra dhe të ngarkesës.
Ai falenderoi partnerët ndërkombëtarë për këtë ndihmë konsulence ligjore dhe përgatitjen e një drafti për të zgjidhur problematikat dhe shqetësimet që ka SPAK dhe që ia lehtësojnë punën.
“Dosjet e mbartura janë shqetësim. Kemi ngritur grup pune nga viti i kaluar me ekspertë të BE-së dhe OPDAT, që punojnë në SPAK ngushtësisht me ne. Janë drejt përfundimit të strategjisë, kanë dorëzuar një draft jo përfundimtarë para disa ditësh, përshtypja e parë është shumë e mirë, pasi adreson shqetësimet tona dhe tuajat të përditshme. Është udhëzues i mirë si për ndjekjen e çështjeve, edhe për mbartjen e dosjeve. Do bëhet edhe publik në faqen tonë zyrtare, pasi të konsultohet dhe miratohet. S’e kemi lënë pas dore, pas rekomandimeve kemi bashkëpunuar me BE dhe OPDAT, i falenderojmë se na kanë dhënë ndihmë të madhe dhe shpresoj të kemi produkt të mirë”, tha Dumani.
Lajmi kryesor:
Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim
A.Q/r.k./ReportTv.al
