Dumani: Kemi ushtruar ndjekje penale ndaj grupeve kriminale që më parë as që mendohej të prekeshin

22 Nëntor, 21:27| Përditesimi: 23 Nëntor, 07:49

  • Share

1732307856_altindumaninertsh.png

Kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh se SPAK ka ushtruar ndjekjen penale për funksionarë shumë të lartë dhe këtë po e bëjmë me prova dita-ditës.

“Sa i takon korrupsionit, besoj se SPAK ka demonstruar  këto vite se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht pozitës së tij, profilit tij, sado i lartë të jetë, ne po e bëjmë me prova dita-ditës.

Ju e dini se SPAK ka ushtruar ndjekjen penale për funksionarë shumë të lartë, të nivelit të mesëm, të nivelit të ulët, ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, për kryetarë bashkish, ish-kryetarë bashkish, anëtarë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, funksionarë shumë të lartë policie”, shpjegoi kreu i SPAK-ut për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 .

Dumani theksoi se SPAK ka goditur organizata kriminale që më parë as mendohej të prekeshin.

“Sa i takon krimit të organizuar ka treguar në këto vite se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale që më parë as që mendohej të prekeshin por sot është realitet”, tha më tej Dumani.


Lajmi kryesor:

Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?