Pas përmbledhjes vjetore të punës gjatë 2024 në KLP, kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj edhe disa pyetjeve. Ai përmendi një problematikë që ka të bëjë me anëtarë të grupeve kriminale jashtë vendit.
Sipas kreut të SPAK, kërkesa për ekstradimin e këtyre personave, sidomos të atyre që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe, duhet të jetë kompetencë e institucionit që ai drejton.
“Ne vlerësojmë për shkak edhe të problemit të lartë të bashkëpunimit me autoritetet gjyqësore të huaja, nisur edhe nga fakti që këta shtetas janë shqiptarë, akuzuar, hetuar apo dënuar për vepra penale që kanë të bëjë me krimin e organizuar, do të ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi i drejtuar autoriteteve të huaja të ishte në kompetencën e SPAK. Por jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndryshime në kodin penal që të bëhet e mundur kjo”, tha Dumani.
Lajmi kryesor:
Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim
Xh.D/ReportTv.al
