Kreu i SPAK tha sot se krimi i organizuar është bërë inovator dhe i sofistikuara, teksa edhe zyrtarët e korruptuar nuk i marrin më përfitimet në dorën e parë si dikur, por me mekanizma për humbjen e gjurmës së parasë.
Dispozita ligjore ekziston, por duhet përforcuar që të mundësojë më shumë hetimin e thelluar dhe gjurmimin për të siguruar këto prova.
“Krimi dhe subjektet e procedimeve penale, janë novatorë. Krimi sofistikohet. Të rralla janë rastet kur komunikimi është i drejtpërdrejtë mes atij që merr dhe atij që jep. Tani nuk ka më raste kur paraja përfundon direkt te xhepi i zyrtarit, por krijohen transaksione, njëri pas tjetrit, apo mes subjekteve të ndryshme të përfshira në këtë rrjet. Dhe transaksion pas transaksioni kjo para përfundon tek ai zyrtari shtetëror. Mekanizmat ligjorë ekzistojnë, por tani edhe krimi përdor këto skema për të humbur gjurmën e parasë, pra janë sofistikuar”, tha Dumani.
Lajmi kryesor:
Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim
A.Q/r.k./ReportTv.al