Kronikë

Dumani në KLP: Kemi hetuar 33 ish-zyrtarë gjatë 2024, 19 prej tyre janë dërguar për gjykim! Korrupsionin e zhvillojnë me skema të sofistikuara

14 Prill, 11:18| Përditesimi: 14 Prill, 13:20

  • Share

Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë raportimit të punës gjatë vitit 2024 në KLP, tha se kanë hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Ai deklaroi se janë vënë në hetim 33 ish zyrtarë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim. Ndërsa për 10 funksionarë të lartë, shtoi ai, gjatë vitit të kaluar janë dhënë vendime të formës së pretë.

“Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024, janë 10 funksionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim“, u shpreh Dumani.

Sipas tij, hetimet kanë treguar se korrupsioni i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara por edhe me faktorë të tjerë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave.

“Hetimet e vitit 2024, tregon se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave. Rritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar. Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te institucioni Prokurorisë së Posaçme.”, tha Dumani.


Lajmi kryesor:

Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?