Me zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion është tregues i një SPAK-u totalisht amerikan. Ky ishte qëndrimi i analistit Arben Meçe në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu. Ai u shpreh se pavarësisht zgjedhjes së Dumanit të gjtihë prokurorët ishin mjaftueshëm të mirë për të qenë në krye të SPAK por gjithsesi, SPAK mbetet një institucion i cili monitorohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo është një strukturë totalisht në monitorim nga SHBA. Në të gjithë këtë lloj debati, u perceptua procesi si debat mes interesave të qeverisë dhe të SHBA-ve. “Fitoi” në perceptim vullneti i SHBA-ve me përzgjedhjen e Dumanit. Të gjithë prokurorët gëzojnë të njëjtat atribute.”- tha Meçe.
Për avokatin Redi Ramaj është krejtësisht e natyrshme vëmendja që iu dha SPAK-ut. Por sipas tij, fakti që u zgjodh Dumani ka rritur prishtimëritë e SPAK.
“Unë mendoj që është krejt e natyrshme vëmendja. Pritshmëritë janë të larta se është organ që këto vite është trumbetuar si flamurtari i luftës ndaj krimit. Pavarësisht se kush do zgjidhej nga ana profesionale do ishin në një nivel. Fakti që është zgjedhur Dumani do kërkojë pritshmëri më të larta. Në këtë moment, edhe interesi që ka shfaqur politika është element që duhet vlerësuar në proces. Sesi do reagojnë prokurorët duhet ta shohim.”- tha avokati.
Të pyetur për politikën nëse është e shqetësuar për procesin e SPAK-ut, Meçe u shpreh se ka interes nga politika sepse janë pikërisht ata fokusi i hetimeve të SPAK-ut. Më tej ai u shpreh se ngadalësimi i SPAK për të pasur një performancë shumë më të mirë në 3 vitet që lamë pas erdhi si pasojë e një dyndjeje të rasteve të hetimeve në SPAK si dhe presionit të politikës.
“Të gjithë ata që merren me politike janë të shqetësuar, se ky institucion ka objekt politikën. Është strukturë e posaçme kundër korrupsionit dhe aty e ka origjinën korrupsioni.
Presioni i politikës në Shqipëri ka qenë shumë i madh dhe garancia që shteti amerikan u jep këtyre individëve, ky është objektiv i shtetit amerikan. E ka marrë si iniciativë shteti amerikan këtë nismën. Problemet e SPAK kanë qenë inflacioni i qytetarëve dikur edhe vjedhjet ordinere ishin në SPAK. Por edhe nga politika pati një dyndje të madhe. Dhe prandaj pati një zhgënjim. Edhe goditjet që do bëhen tani nuk do të quhen me SKAP-i i partisë por SKAP-i i amerikanëve.”- tha Meçe.
Ndërsa për avokatin Redi Ramaj është e pashmangshme ndërhyrja e politikes pavarësisht monitorimit nga SHBA. Më së shumti ata që janë më të shqetësuar janë politikanët në pushtet.
“Në vazhdim do të ketë ndërhyrje politike pavarësisht monitorimit të SHBA-ve. Do ketë ndërhyrje nga e gjithë politika. Por më së shumti nga pushteti se ata ndihen të rrezikuar. Ministrat dhe deputetët e pushtetit janë më të rrezikuar.”- tha ai.
Më tej, analisti Meçe u shpreh se Berisha ka krijuar një “epitet” duke e cilësuar SPAK-un si të partisë, pasi ai vetë ndihet i rrezikuar. Çështjet që ka nën hetim penalizojnë drejtpërdrejtë Berishën, shpjegon analisti.
“Që pa u shpallur procesi qe pa u shpallur Dumani filloi goditja e procesit. Dhe në momentin që u zgjodh ai, Berisha sërish tha që është i goditur. Opozita nuk do t’ia dijë sesa godet SPAK se e ka politizuar. E godasin se aty shohin veten e vet. Ato penalizojnë drejtpërdrejtë Berishën.”- vijoi ai.
Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.
Nje vend nese nuk ka drejtesine te vendos vete dhe te jete i pavarur atehere ky vend ka mbaruar dhe quhet koloni . Amerika te jete ne vendin e vet dhe jo te diktoje gjithcka dhe te thoje se kush duhet ta mare qeverine dhe kush jo
PërgjigjuKto jane parrullat e shokut Sali, doemos, si ish sekretar i Partise se Punes, vazhdon te zbatoje mesimet e shokut Enver.
O Turi o pallosh po' kur ka nderhyre USA tè zgjedhe qeverite te ne apo keshtu tè t'ha saliu dichital, ju jeni ajo pjese e idjoteve shqiptare qe e quani Berishen babà i kombit edhe per ai ka vrare e vjedhur me shume se askush.