Duke raportuar në KLP për punën e SPAK gjatë vitit 2024, kryeprokurori Altin Dumani ngriti shqetësimin edhe të zvarritjes së seancave paraprake. Dumani u shpreh se shqyrtimi i kërkesës së prokurorëve para gjyqtarit të seancës paraprake, merr shumë kohë, duke theksuar se kjo vë në rrezik edhe përfundimin e afateve për paraburgimit.
“Shtyrja e seancave paraprake jo për faj të prokurorit. Një shqetësim që dua ta ngre, por që nuk është pjesë e raportit, shqyrtimi paraprak në gjyqin e seancës paraprake. Shqyrtimi i kërkesës së prokurorëve para gjyqtarit të seancës paraprake, merr shumë kohë. Kodi i Procedurës Penale parashikon që gjyqtari paraprak, brenda aftit 1 mujor duhet të konkludojë me një vendimmarrje, ama praktika na tregon që zgjasin 6 muaj, 4 muaj, 9 muaj. Po flas gjykim para gjyqtarit paraprak, që sipas parashikimeve ligjore duhet të përfundonte brenda 1 muaji. Kjo zgjatje e shqyrtimit të kërkesës së prokurorit sjell edhe problematika sa i takon afateve të paraburgimit, duke vënë në rrezik përfundimin e afateve për paraburgimit”, tha Dumani.
Sa i takon zvarritjen e seancave paraprake, sjellim në vëmendje psh rastin e aferës Partizani, dosje e cila po zvarritet prej 6 muajsh në senacë paraprake.
Dumani foli edhe për gjykimin e shkurtuar, duke thënë se aplikimi i tij kërkon kohë, duke theksuar se zgjat edhe më shumë se çfarë zgjaste para ndryshimeve të Kodit Penal në 2017.
“E njëjta situatë është edhe me gjykimin e shkurtuar, aplikimi i tij kërkon kohë. Gjykimi i shkurtuar zgjat më shumë se çfarë zgjaste para ndryshimeve të Kodit Penal në 2017. Duhet të shkosh të gjyqtari i seancës paraprake, duhet të bëhet shqyrtimi, pastaj do kalosh në gjykimin në themel dhe zgjatet koha e trajtimit të çështjes edhe pse jemi para gjykimit të shqyrtuar”, tha Dumani.
Lajmi kryesor:
Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim
SI.E./r.k./ReportTv.al