Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KLP-së në lidhje me masat e sigurimit për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përqindjes së dënimeve, pafajësive dhe masave me burg. Ai vuri në dukje se një numër i madh janë edhe pa masa sigurimi, hetohen në gjendje të lirë.
“Janë 246 persona, pra mbi 40% pa masë sigurimi, ky numër është i lartë. Vetmë në rastet që përbëjnë rrezikshmëri të lartë dhe mund të dëmtojnë hetimin, në rastet e veprave penale për krimin e organizuar”, tha ai.
Kurse në lidhje me numrin e masave arrest me burg për korrupsion ai tha se ishte i ulët dhe kërkoi që të rritet kufiri i shumës 500 euro të veprës penale të korrupsionit.
“Numri i atyre me masë në burg për korrupsion apo pabarazi në tendera është i ulët. 31 persona me masën arrest me burg për korrupsion. Të rritet masa prej 50 mijë lekësh (500 euro) për veprën penale të korrupsionit. Kam deklaruar edhe më parë që duhet të rritet kufiri monetar sepse 500 euro janë pak. Duhet të rritet kufiri për nisjen e hetimit pasuror”,-tha Dumani”.
Lajmi kryesor:
Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim
A.Q/SI.E./ReportTv.al
