Dumani para Ligjeve/ Poli Hoxha në Frontline: Revoltohem me analistët që e sulmojnë! Debat i ashpër me Dhulin: Në SPAK ka edhe të kapur

23 Maj, 21:36| Përditesimi: 24 Maj, 11:42

  • Share

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi dje tek Komisioni i Ligjeve dhe diskutimi vijon ende dhe sot për deklaratat e tij. Në 'Frontline' me Marsela Karapançon u debatua mes panelistëve për paraqitjen e Dumanit.

Deputeti i PS-së Etjen Xhafaj e shikon si një komunikim normal të një kryeprokurori.

'Ishte një komunikim krejt normal mes tij dhe deputetëve. Ka shqetësime nga të gjithë deputetët dhe iu përgjigj gjitha pyetjeve. Nuk besoj se një kryeprokuror mund të hetojë çështjet në hetim.'

Përfaqësuesi i Rithemelimit, Skerdjan Dhuli nuk e shikon si korrekte që përballë Dumanit ishin deputetë që janë në hetim prej SPAK.

'Diçka e pritshme. Deputetët nxorën inatin e tyre në një farë mënyre. Gjëja që më ra në sy, nuk duhet të ishin pjesë deputetë që janë pjesë e hetimeve. Nuk është normale, që të përgjigjet kreu i SPAK kur ti je në hetim prej tij. Pjesë e mbledhjes ishte një deputet që përmendet tek metamorfoza. Xhaçka që akuzohet për grabitje pronash shkon e merr në pyetje Dumanin. Diçka korrekte ishte kërkesa e Dumanit për mandatin. Kreu i SPAK prej kohësh nuk shihet më si prokuror, por si shou men. Duket se Dumani i ka vendosur imazhin e vet strukturës.

Pashë një Altin Dumani ndryshe. Tek KLP ishte tek ata që e votuan. Te deputetët kërkon rimandatimin. Rrezikojmë që prokurorët ta kthejnë drejtësinë si statistikë. Drejtësia nuk mund të ketë statistikë. Nëse ja zgjasin mandatin, se duke i lënë pezull e kthejnë drejtësinë një statistikë. Mbushin prangat. Përplasja me sekretarin e përgjithshëm mund të ishte shmangur', tha Dhuli.

Analisti Lavdrim Lita zbuloi se ditën e djeshme kishte deputetë që merrnin sms për t’i bërë pyetje Dumanit jo vetëm nga kryetarët e partive, por edhe nga ambasada.

'Ai ka paraqitur një raport prej 252 faqesh, ku renditi sukseset dhe jo sukseset e SPAK. Janë gati 545 persona që po hetohen në mënyrë aktive nga SPAK. Më parë nuk kuptonim si zhvillohej kriminaliteti në vendin tonë. Ky raportim u bë pak i turbullt sepse u bashkuan 2 komisione. Disa deputetë nuk morën pjesë se nuk donin ti bënin pyetje dhe as ta shikonin Dumanin. Një pjesë tjetër merrnin sms të bënin pyetje, jo vetëm nga kryetar partie por edhe nga ambasada. E theksoi se ka bashkëpunim të krimit me policinë. Por ka vënë theksin që shumë punonjës policie kanë tendencë të ndihmojnë grupet kriminale që ti shpëtojnë arrestimeve', shprehet Lita.

Gazetari Poli Hoxha vlerësoi disa momente të Dumanit, teksa veçoi momentin kur u akuzua puna e SPAK se dekonspirohet.

'U bë në një kontekst ku ndodhi ajo që ndodhi me atë dosjen Metamorfoza 3. Ka dhe zhvillime shumë të forta me politikanët. E gjithë kjo e bëri mbledhjen më interesante. Deputetët dukej hapur që kishin merak. Ai ua bëri të qartë se i kemi veshët të mbyllur. Dhe ju e dini tha. Çdo të thotë kjo? Që ju si politikë keni bërë tentativën tuaj. Ishte pasazhi me Nokën, kur tha se nuk ka shans dikush të sfidojë drejtësinë.

Mesazhi tjetër ishte, ku pati një cedim emocional, ku hidhen hijet e dyshimit se SPAK bën lojën, iu mbushën sytë me lot, kjo është fyerje. Ti godet llumin, një pus i thellë, dhe këta bëkan lojën. Marrin guximin, ne dalim këtu dhe i relativizojmë. Të kesh me miliarda, me biznese me killera, ti godasësh, ti shkatërrosh lidhjet dhe të thonë këta ti bën lojën. Mesazhi tjetër është, njihet si prokuror që ka idealizëm', thekson Poli Hoxha.

Dhuli pati një debat të ashpër me Xhafajn dhe Poli Hoxhën, pasi është i bindur se në rradhët e 18 prokurorëve të SPAK ka të kapur nga kryeministri Edi Rama.

'Ai përfaqëson veten e vet. Prokurorët janë autonom. Këtu flet si prokuror, e di që është thjesht administrativ. Diskutimi i SPAK nuk bëhet tek integriteti i një personi si Dumani. Në çdo ekip ka dhe lojtarë mediokër. Sigurisht që edhe brenda 18-shes së SPAK janë prokuror të kapur nga Edi Rama. Edvin Kondili është i Edi Ramës, e donte kryeprokuror. Është prokurori që ka lënë Ilir Beqjan të lirë', thotë Dhuli.

Deputeti Xhafaj vijon më tej duke treguar vullnetin e PS-së për të reformuar sistemin e drejtësisë që në kohët kur ishte në opozitë.

'Kemi ardhur këtu pas vitesh të gjata pa pikë drejtësie. Një sistem kur vjen nga aq poshtë duhet një ndërhyrje drastike. PS e mori parasysh edhe pse mund të prekej. Ashtu siç e tha, sepse ka nevojë për një sistem ku drejtësia është e barabartë për të gjithë. Një sistem që ka jo vetëm prokuror, por edhe gjyqtarë edhe avokatë. Nuk mund të komentoj fjalët e prokurorit të posaçëm. Prokuroria matet me çështje që ka çuar në gjykatë. Është gjë e gabuar të themi ky është i mirë, ky është i keq. Drejtësia është e verbër. PS dhe Edi Rama ka treguar vullnetin e tij.

Ndërsa Poli Hoxha shpreh revoltën që gazetarë dhe analistë dalin kundër punë së drejtësisë dhe SPAK.

'Kanë përpara dinosaurët e politikës në 30 vite. Kanë përpara ata që kanë milionët gati për të vrarë. Fatkeqësisht kanë dhe një pjesë të medias kundër. Mirë politikanë që duan të mbrohen, por për hir të kësaj të hedhësh poshtë goditjen e njerëzve që kanë përdhunuar, vënë haraçe bizneseve, ky është kulmi, nuk ka bërë vaki. Është turpi më i madh që gazetar, analistë dalin kundër drejtësisë. Jam i revoltuar.

Ora 22:44
'Qenke langaraq ti! Kalama!', Lita kapet me Dhulin: Pyete Lulin, se në Himarë ka qenë me mua

 

Debati i ashpër u zhvillua në Frontline, teksa Skerdjan Dhuli dhe Lavdrim Lita u kapën për Fredi Belerin, kur po flitej për megaoperacionin e SPAK, që sipas Dhulit u godit shtabi elektoral të Edi Ramës.

Ndërsa Lita mendon se SPAK ka goditur më herët edhe shtabin elektoral të Fredi Belerit. Por më pas në fjalën e Litës, ndërhyri Dhuli.

Lita: Është e vërtetë që u shkatërrua shtabi elektoral i Edi Ramës! Shkatërroi edhe shtabin elektoral të Belerit.

Dhuli: Pyete Lulin se në Himarë..

Lita: Qenke lëngaraq fare ti! Kalama! Qenke kalama!

Dhuli: Pyete Lulin që në Himarë ishte me mua.

Lita: Je i përfshirë në shtabin elektoral ti?

Dhuli: Po dhe kam qenë në përgjim. Mos më bëj goditje nën brez të këtij lloji. Luli yt ishte me mua në Himarë. Mos më bëjë të tilla goditje. Me mua funksionon një gjë, xhepa të pastër.

Ora 22:09
‘Gjë e gabuar të gjykosh prokurorët’, Etjen Xhafaj: PS ndërmori një ndryshim drastik të drejtësisë, e mori parasysh se mund të prekej

 

Deputeti i PS-së Etjen Xhafaj, u shpreh se nuk duhet gjykuar nga opinioni prokurori apo gjyqtari, teksa në Frontline diskutohej paraqitja e Dumanit në Komisionin e Ligjeve.

'Kemi ardhur këtu pas vitesh të gjata pa pikë drejtësie. Një sistem kur vjen nga aq poshtë duhet një ndërhyrje drastike. PS e mori parasysh edhe pse mund të prekej. Ashtu siç e tha, sepse ka nevojë për një sistem ku drejtësia është e barabartë për të gjithë. Një sistem që ka jo vetëm prokuror, por edhe gjyqtarë edhe avokatë. Nuk mund të komentoj fjalët e prokurorit të posaçëm. Prokuroria matet me çështje që ka çuar në gjykatë. Është gjë e gabuar të themi ky është i mirë, ky është i keq. Drejtësia është e verbër. PS dhe Edi Rama ka treguar vullnetin e tij.

Lojë kungulleshkash. Ky është fajtor se mendoj unë, tjetri është ky tjetri. PS e votoi të gjithë paketën e sistemit të drejtësisë sepse na duhet një sistem që largon sistemin e armiqve të popullit. Duhet të shkojmë me të gjitha komponentët e gjyqësorit', tha Xhafaj.

Ora 21:52
SPAK dhe Dumani po përballen me 'dinosaurët', Poli Hoxha shpreh revoltën: Kulmi! Analistë e gazetarë dalin kundër drejtësisë

 

Analisti Poli Hoxha shprehu revoltën e tij për kritizerët e SPAK dhe Dumanit, pasi ata po përballen me 'dinosaurët' e 30 viteve, me përdhunues me njerëz që kanë miliona euro në gatishmëri.

'Kanë përpara dinosaurët e politikës në 30 vite. Kanë përpara ata që kanë milionët gati për të vrarë. Fatkeqësisht kanë dhe një pjesë të medias kundër. Mirë politikanë që duan të mbrohen, por për hir të kësaj të hedhësh poshtë goditjen e njerëzve që kanë përdhunuar, ky është kulmi, nuk ka bërë vaki. Është turpi më i madh që gazetar, analistë dalin kundër drejtësisë. Jam i revoltuar.

Ky ishte një test edhe për opinionin, operacioni i fundit. nuk mund të jesh këtu socialist apo demokrat. Është e ardhmja e fëmijëve. Një çmenduri e vërtetë. Kur goditet kjo skemë, dhe ti thua ska bërë punë. Këtu është çështje e sigurisë, është çështje e shtetit ligjor. E dini pse demokracia amerikane funksionin, sepse ka shtet të fortë ligjor. Nuk pyet as për presidentin. Shteti ligjor liron dhe ekonominë. Këto janë vetëm për filma. Këto që janë realitet, nuk bëjnë vaki. E ti mos thuash dhe një bravo të qoftë.', thotë Poli Hoxha.

Ora 21:41
'Foli si showmen' Dhuli përplaset me Poli Hoxhën për Dumanin: Gjuhën e tij e shoh kur firmos aktet

 

Debat i ashpër u zhvillua në Frontline me Marsela Karapançon, teksa Poli Hoxha dhe Skerdjan Dhuli debatuan mbi paraqitjen e Dumanit ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve. 

Për Dhulin nuk foli në gjuhën e prokurorit, por të shou menit. Ndërsa Poli Hoxha, e vlerëson gjuhën e Dumanit kur firmos aktet. 

Poli Hoxha: Mesazhi tjetër ishte, ku pati një cedim emocional, ku hidhen hijet e dyshimit se SPAK bën lojën, iu mbushën sytë me lot, kjo është fyerje. Ti godet llumin, një pus i thellë, dhe këta bëkan lojën. Marrin guximin, ne dalim këtu dhe i relativizojmë. Të kesh me miliarda me biznese me killera, ti godasësh, ti shkatërrosh lidhjet dhe të thonë këta ti bën lojën. Mesazhi tjetër është, njihet si prokuror që ka idealizëm.

Dhuli: Del pjesa e shou men. Nuk është gjuhë prokurori.

Hoxha: Atë që thua ti, është atje kur firmos. Gjuhën e tij e shikoj tek aktet unë. Nuk e shikoj kur del Berisha, Meta, Rama, ata e kanë gjuhën. Gjuhën e tij e shoh tek ata bilancet.

Dhuli: Ai përfaqëson veten e vet. Prokurorët janë autonom. Këtu flet si prokuror, e di që është thjesht administrativ. Diskutimi i SPAK nuk bëhet tek integriteti i një personi si Dumani. Në çdo ekip ka dhe lojtarë mediokër. Sigurisht që edhe brenda 18-shes së SPAK janë prokuror të kapur nga Edi Rama. Edvin Kondili është i Edi Ramës, e donte kryeprokuror. Është prokurori që ka lënë Ilir Beqjan të lirë.

Xhafaj: Ju paskeni mbarua punë, jeni jurist, avokat gjykatës, ka mbetur ti pushkatosh.

Dhuli: Ekziston një prokuror në Europë që harron të mbyll dosjen. Është prokurori i Vangjush Dakos. Ka prokuror me dinjitet por edhe prokuror kamikazë.

Lita: Nuk je profesori që ve nota.

Hoxha: Mos jep direktiva, bëj analiza.

Dhuli: Prokurori që la të lirë Vangjush Dakon duhet futur në burg. Nuk ndodh askund që prokurori të mos mbyllë hetimet dhe të lirohet. 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?