Altin Dumani dhe Nancy VanHorn

Kronikë

Dumani pret në SPAK të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ambasada: U diskutua edhe për takimet e kryeprokurorit me zyrtarët e Administratës Trump

18 Shtator, 18:39| Përditesimi: 18 Shtator, 18:52

  • Share

Kreu i SPAK, Altin Dumani, priti sot në një takim të Ngarkuarën e SHBA me Punë, Nancy VanHorn, për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.

Lajmi u bë i ditur nga nga vetë ambasada amerikane në Tiranë, e cila sqaron se gjatë takimit u diskutua edhe mbi takimet e fundit të Dumanit në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”,- thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?