Altin Dumani

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të lartë policie e të administratës

22 Nëntor, 22:26| Përditesimi: 22 Nëntor, 23:19

  • Share

1732310835_dumanirtsh.JPG

Dumani ka vënë në dukje se nisur nga të dhënat e përftuara nga SKY EÇ u krijua një panoramë më e qartë e krimit të organizuar shqiptar, “të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare”

Sky ECC është një ndër provat e trajtuara gjatë fazës së hetimit paraprak. Por edhe bashkëpunimi në kuadër të SKY ECC është një tjetër tregues i nivelit të zbatimit të ligjit kanë te SPAK dhe që i dhanë mundësi SPAK-ut të punojë me prova të kësaj natyre, falë edhe të dhënave të përfituara nga SKY, ne tashmë kemi një panoramë më të qartë të krimit të organizuar shqiptar, të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare të tyre.

Gjithashtu procedimet penale kur përdorëm SKY na dhanë mundësi të ekspozonim lidhjet e krimit të organizuar me politikën, me gjyqtarë, me prokurorë, me funksionarë të lartë policie dhe me përfaqësues të lartë të administratës”, u shpreh Dumani për emisionin “3D”.


Lajmi kryesor:

Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?