Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot para anëgtarëve të KLP-së në raportimin e tij dhe përgjigjes sëpyetjeve të adresuara, se po i jepet fund pandëshkueshmërisë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Ligji sipas tij po vepron ndaj çdo personi, pavarësisht se me sa pushtet është i veshur, sikurse edhe ndaj krimit të organizuar.
Ai tha se institucioni ëhstë i ri, vetëm 5 vjeç, duke bërë një krahasim metaforik të një fëmije që në këtë moshë është ende në parashkollor dhe nuk ka shkuar në klasën e parë. Por ai shtoi se rezultatet shihen, edhe pse modeste, ku pandëshkueshmëria po merr fund.
Dumani shtoi se tani pret vendime të formës së prerë për këto dosje dhe tashmë kanë nisur të vijnë rezultatet e para me këto verdikte finale nga Gjykatat.
Kreu i SPAK nënvizoi edhe faktin e sekuestrimeve dhe konfiskimeve, pasuri që i kalojnë buxhetit të shtetit dhe që shpërndahen nëpër institucione apo shërbime publike, duke kujtuar se vetëm nga qiratë për këto objekte të konfiskuara, për një vit u mblodhën 1,8 mln euro.
Përgjigja e Altin Dumanit për punën e SPAK në 5 vite:
“Po ta krahasosh kohën e funksionimit të SPAK, vetëm 5 vjeç, njëlloj si fëmijë që nuk është futur akoma në shkollë, parashkollor apo në kopësht. Por pesë vite nuk janë pak. Institucioni ka demonstruar se këto 5 vite është i aftë profesionalisht, të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo personi, pavarësisht se kush është, pavarësisht pushtetit, ekonomik dhe ligjor, apo qoftë subjekt i lartë i krimit të organizuar. Pra goditja nga ligji funksionon për këdo.
Të kemi institucion ku i rëndësishëm është prova e jo emri që fshihet. Nuk flas për sukses, por modest në kuptimin e dhënies fund të kulturës së ndëshkueshmërisë. Ne presim patjetër që vendimmarrjet tona të pasohen me vendime të formës së prerë nga të gjitha shkallët. Kanë filluar të vijnë rezultatet e para, kemi disa vendime të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë, të nivelit mesëm e të ulët, siç kemi edhe për prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie etj. Kemi konfiskime, kemi goditje të krimit të organizuar dhe drejtuesve të tyre në nivel të larta. Ka diversifikim të psurive të konfiskuara apo sekuestruara, pra vetëm qira janë marrë 1,8 mln euro vetmë në një vit nga pasuritë e sekuestruara apo konfiskuara. Pasuritë e konfiskuara që do shpërndahen është 21 mln euro, ku kontributi kryesor është nga SPAK.
Pra në 5 vite institucioni ka performancë të mirë, rezultate modeste. Si e shoh të ardhmen? Me pjekurinë që ka fituar është në gjendje për të vazhduar më tej dhe rritur performancën në goditje”.
Lajmi kryesor:
Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim
A.Q/r.k./ReportTv.al