Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović.
Lajmin e bëri të ditur SPAK përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në fokus të bisedimeve ishte tema e bashkëpunimit mes dy vendeve veçanërisht për kapjen e personave që merren me trafik droge.
“Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet”, thuhet në postim.
Më 2 dhe 3 shtator kreu i SPAK zhvilloi një vizitë në SHBA. Dumani u takua në Uashington me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin e ngushtë të SPAK me agjencitë ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
Komente
