Blerim Isufaj dhe Altin Dumani

Kronikë

Dumani takohet me kreun e Prokurorisë Speciale në Kosovë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit dhe hetimet e përbashkëta

1 Tetor, 14:11| Përditesimi: 1 Tetor, 14:19

  • Share

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pritur në një takim nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.  Në fokus të diskutimeve ka qenë bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimi i përvojave dhe forcimi i koordinimit në hetimet e përbashkëta. 

Dumani vuri theksin edhe te mbështetja e SPAK-ut ndaj Prokurorisë Speciale.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Blerim Isufaj, priti të mërkurën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Altin Dumani.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta. z.Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërsa, z. Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend.”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial të Kosovës. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?