Kronikë

Dumani tregon se si funksiononte grupi kriminal: Kishte krijuar një rrjet në Finlandë! Dërgonin njerëzit e tyre nga Shqipëria, fokusi te drogërat sintetike

3 Qershor, 12:58| Përditesimi: 3 Qershor, 14:05

  • Share

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zbuluar se si funksiononte grupi kriminal që drejtohej nga Shqipëria. Sipas tij, grupi kishte krijuar një rrjet në Finlandë, ndërsa dërgonte herë pas here njerëz nga Shqipëria.

Dumani tha se ndryshe nga herë të tjera, fokusi i këtij grupi ishin edhe drogërat sintetike.

" Aktiviteti shtrihet në vite. E dyta organizatorët apo krijuesit e grupit preferonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu organizonin aktivitetin kriminal. Sot gjykata ka lëshuar 11 masa sigurimi, të gjithë janë shtetas shqiptar, 10 ishin në Shqipëri, një jo. janë 54 persona të proceduar, shumica prej tyre të dënuar në Finlandë. Në Finlandë janë edhe shtetas finlandez, jo vetëm shqiptarë. Edhe shtetësi të tjera. Ajo që ne si SPAK na ka bërë përshtypje është se në hetimet tona është hera e parë që shikojmë grupe kriminale që kanë në fokus edhe droga sintetike. Deri tani kemi parë se kryesisht grupet shqiptare janë pas kokainës, heroinës apo marihuanës e kanabisit. Sasitë janë të mëdha. Kemi kapur edhe ekstazi. Të gjithë e dimë rrezikun që paraqet për shëndetin e konsumatorit këto drogëra sintetike. Ky grup kriminal kishte një rrjet të tyre në Finlandë dhe në mënyrë periodike herë pas herë dërgonin nga Shqipëria përfaqësues të tyre që shkonin në bazat e përcaktuara dhe fillonin shitjen e lëndës narkotike.”, u shpreh Dumani.


Lajmi kryesor:

Trafik droge Holandë-Spanjë drejt Finlandës, 4 ‘kokat’ e organizonin nga Shqipëria! 9 në pranga me urdhër të SPAK, 2 në kërkim! Sekuestrohet 300 kg drogë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?