Tirane- Durim Bami, një nga protagonistët më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, thuhet se është arrestuar për herë të dytë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ndalimi i Bamit është kryer në datën 21 tetor dhe prej 5 ditësh mbahet nën arrest informon gazetarja Anila Hoxha, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Nuk dihet me saktësi se cilat janë rrethanat që kanë shtyrë arrestimin e tij për herë të dytë nga policia e Emirateve, ndërkohë që më herët dështoi sjellja e tij në Shqipëri.
Informacionet për arsyen e arrestimit të Bamit në Dubai, po mbahen tepër diskrete nga Policia e Shtetit dhe prokuroria e posaçme, SPAK.
Herën e parë, ai u ndalua për llogari të SPAK në muajin qershor 2024, pasi prokurorët e posaçëm kishin lëshuar në muajin maj një mandat arresti si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS në Lezhë, Arben Ndoka si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Hektor alias Tori Xheçuka.
Por për këtë arrestim, Durim Bami, mundi të lirohet nga gjykata e Dubait pavarësisht se ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme premtuan sjelljen e tij para drejtësisë.
Ende nuk dihet me saktësi nëse ndaj Durim Bamit është lëshuar një masë sigurimi e dytë “arrest me burg” nga SPAK, që detyroi policinë e Dubait të rivihet në lëvizje për të arrestuar për herë të dytë, Durim Bamin.
Tashmë Bami mund të jetë në procedurat e një ekstradimi të mundshëm apo riatdhesimi të menjëhershëm, siç ndodhi me rastin e Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, dy njerëzve të grupit të Durrësit të akuzuar për atentatin ndaj Landi Muharremit dhe prokurorit, Arjan Ndoja.
Aaaa bami spiun do behet pentit tani. E hengri Likia
Përgjigju