Foto nga Ana dhe i biri

Sociale

'Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë shqiptarët', kryeinfermierja i kushton mesazhin prekës të birit

18 Prill 2020, 19:03| Përditesimi: 18 Prill 2020, 19:10

  • Share

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca i ka dedikuar një status prekës të birit, të cilin nuk e takon prej një muaji nga frika se mos i transmeton Covid-19 familjes së saj.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Luca ka publikuar foton e të birit, që e sheh vetëm nga ballkoni dhe i shkruan të durojë në këto ditë.

Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë Shqiptarët”, shkruan Ana krah fotos.

Fotoja e saj tregon sakrificën e shumë mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në këto ditë të vëshira për vendin tonë dhe gjithashtu shpresën se do ia dalim.

Foto nga Ana

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?