Durrës-Një 28- vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës. Shkak që ka çuar në plagosjen e të riut dyshohet se ka qenë një debat me një person tjetër për vendin e parkimit.
28- vjeçari me inicialet L. R është qëlluar me dy plumba në trup, ndërsa autori Altin Lekegegaj, 44- vjeç u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
'U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Altin Lekegegaj, 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari', njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente
