"Doctor Chess", një turne shahu që vuri përballë njëri-tjetrit rreth 100 punonjës të sistemit shëndetësor në Shqipëri u organizua për dy ditë rresht në zonën e Golemit në Durrës.
Kjo veprimtari sportive, e para e këtij lloji në vendin tonë dhe që synohet të bëhet traditë, u organizua nga Kompania Farmaceutike NOBEL.
Mes garuesve në këtë turne shahu ishte edhe mjeku pediatër nefrolog Diamant Shtiza. Ai thotë se kjo nismë e kompanisë farmaceutike NOBEL risolli në vëmendje një pasion të hershëm të tij.
“Jam mjek pediatër, nefrolog. Shahu ka qenë pasion i hershëm që në fëmijëri. Kam mar dhe pjesë në turne. Kur më erdhi ftesa nga kompania Nobel, shahistik, për herë të p[arë në vendin tonë, ftesën e pranova menjëherë. Në dy takimet e para fitova. Nga 5 raunde, kush do marre më shumë pikë do të fitojë. Shpresoj të dal ndër më të mirët”, tha mjeku pediatër, Diamant Shtiza.
Përfaqësuesi i Federatës Kombëtare të Shahut, Kristaq Andoni, thotë se Postulati i famshëm “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë” ka gjetur mishërimin më të mirë në këtë kampionat shahu. Nisma e kompanisë NOBEL shpreson ai që të pasohet edhe nga profesionistë të fushave të tjera.
“Shahu është masiv. Ka përhapje në të gjithë shqipërinë. Jam i befasuar nga ky aktivitet. Nuk më kishte shkuar mendja tek mjekët. Presidenti i firmës Nobel ka vendosur që ky kampionat të bëhet i përvitshëm. Është një shembull i mirë që njerëzit duhet ta frekuentojnë shahun për tu çlodhur. Kemi gati një vit që bashkëpunojmë me këtë firmë dhe kemi dakordësi për shumë gjëra. Po mendojmë të bëjmë dhe gjëra shmë të mira. Kemi pjesëmarrje dhe të disa grave dhe kjo është gjë shumë e mirë. Ky aktiviet shumë i bukru ja vlen të përhapet edhe në fusha tjera. Luajnë rreth 100 vetë, Do zhvillojmë 7 turne. Me shah rapit. 15 plus 10 sekonda. E kanë përballuar shumë mirë dhe ka shumë lojtarë me pikë të barabartë. Do ketë dhe çmime të tjera”, tha Kristaq Andoni, përfaqësues i Federatës Kombëtare së Shahut.