Një 34 vjeçar u arrestua sot pasi tentoi të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në lagjen nr. 1 Durrës.
Punonjëset e marketit janë përpjekur të pengojnë Orgest Zenunin të merrte lekët ndërsa kanë njoftuar dhe policinë për ndihmë.
34-vjeçari duke mos realizuar dot vjedhjen është munduar të largohet dhe në përpjekje për tu larguar ka dëmtuar lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit, informoi sot policia e Durrësit
Me të marrë njoftimin policia shkoi në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorin, Orgest Zenuni, 34 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, të cilin e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për dokumentimin ligjor të rastit.