Durrës/ 78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës! 353 mln lekë dëm shtetit

1 Tetor, 10:10| Përditesimi: 1 Tetor, 16:20

  • Share

Durres- Pesë punonjës të Bashkisë së Rrogozhinës u arrestuan pasi akuzohen nga Prokuroria e Durrësit se në të paktën 78 raste abuzuan me fondet e Rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 3.5 milionë eurosh.

Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”, “falsifikim” dhe “mashtrim”. Urdhrat e gjykatës u ekzekutuan nga Policia e Kavajës dhe bëhet fjalë për punonjësit Besim Ballabani, punonjës i bashkisë, Xhemile Uku, përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit, Edlira Ramaj, aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Mario Meka dhe Elton Levonja, të dy ish-punonjës të bashkisë.

“Policia e Durrësit(komisariati i Kavajës)ka zbatuar urdhër arrestet e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të 5 punonjësve të bashkisë së Rogozhinës:Besim Ballabani, Xhemile Uku, Mario Meka, Elton Levonja dhe Edlira Ramaj të cilët janë vënë në pranga.Ata akuzohen "Shpërdorim detyre","Falsifikim dhe mashtrim"me fondet e rindërtimit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerë 353,471,090' thuhet në dosjen e SPAK.

Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim, por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve. Hetimet e prokurorisë nisën pas denoncimeve të banorëve të Rrogozhinës, të cilët u ankuan se me procesin e verifikimit të dëmeve të tërmetit ishin bërë abuzime dhe se kishin përfituar persona të cilët nuk kishin pësuar dëmtime nëpër banesat e tyre. Krahas personave të arrestuar, në hetim janë dhe 78 persona që kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit për veprën penale të mashtrimit.

Në përfundim të hetimeve prokuroria e Durrësit i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës që të vendosë ndaj tyre masën e sigurisë 'arrest me burg'

Zyrtarët e bashkisë së Rrogozhinës të arrestuar 
1- Edlira Ramaj
2- Xhemile Uku
3- Besim Ballabani
4- Elton Levonja
5- Mario Meka 

Pas tërmetit të vitit 2019, mijëra familje mbetën të pastreha. Megjithëse qeveria ndërmori procedura emergjente të prokurimit, duket se nuk dhanë shumë ndihmë. Sipas të dhënave të buxhetit të vitit 2023, deri në muajin tetor ishin shpenzuar vetëm 32% e fondeve të programuara.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ska problem: 01/10/2024 15:24

    Nuk lahet muti me shurre. Ne durres jane kompesuar ato qe kane nga tre hyrja apo dy jane dhene patronazhisteve dhe fshatareve me toke apo e thene ndryshe atyre qe kane familje simpatike le ta gezoje ne te PS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?