Trafiku i 80 mijë litrave naftë në Durrës! Arrestohen kapiteni dhe mekaniku i anijes! Në kërkim Alban Malindi, vëllai i të kërkuarit për trafik kokaine

4 Gusht 2022, 10:04| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 10:40

  • Share

Durrës-Kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, të identifikuar si Flamur Aliu dhe Nuri Xheka janë arrestuar sepse përshtatën anijen për të mbajtur 80 mijë litra naftë të kontrabanduar. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Diesel”, janë vënë në pranga 2 personat e shpallur në kërkim ndërsa vijon të kërkohet administratori i peshkarexhës, i identifikuar si Alban Malindi. Ai është vëllai i Gentian Malindit në kërkim për trafik kokaine që në 2019.

Ata kishin dalë në det me anijen "Anyway", pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë që dyshohet se vinte nga Italia. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar. Peshkarexha, së bashku me sasinë e naftës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e Alban Malindit si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Kush është Alban Malindi, vëllai i Gentian Malindit të kërkuar për trafik kokaine

Që në vitin 2019, Gentian Malindi është në kërkim për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit'.

Oriz në vend të kokainës, si u kap droga në vitin 2019: Më 19 gusht 2019 kontejnerët mbërritën nga Ekuadori, transit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontejnerët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit.

Pas tre ditëve lundrim në det katër kontejnerët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontejnerët. Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontejnerin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.

Gentian Malindi, me origjinë nga Skrapari dhe banim në Durrës, djali i avokatit të njohur Ilir Malindi, është pronar i një kompanie për tregtiimin e produkteve të detit, i arrestuar më herët me lëndë narkotike (në vitin 2013).

Gentian Malindi

Ora 10:30
Kush janë dy vëllezërit shqiptarë të shpallur në kërkim, njëri për trafik kokaine, tjetri për kontrabandë nafte

1659601975_page.jpg

Alban Malindi është administratori i anijes “Anyway” i shpallur në kërkim për trafikun e 80 mijë litrave naftë në Durrës. Ai është vëllai i Gentian Malindit, i shpallur në kërkim që prej vitit 2019 për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit'.

Oriz në vend të kokainës, si u kap droga në vitin 2019: Më 19 gusht 2019 kontejnerët mbërritën nga Ekuadori, transit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontejnerët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit.

Pas tre ditëve lundrim në det katër kontejnerët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontejnerët. Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontejnerin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?