Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg" për L.K., 39-vjeç, i cili akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëshortes së tij, që ajo kishte nga martesa e parë.
Seanca u zhvillua ditën e sotme, ku gjyqtarja Eda Kaja vendosi të lërë në burg, njerkun akuzues me të miturën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 14 të Shkozetit në Durrës, ndërsa arrestimi i tij nga policia u bë pas denoncimit të nënë e bijë.
Sipas dëshmisë së vajzës, abuzimi ka ndodhur kur nëna e saj nuk ndodhej në shtëpi dhe ai ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike.