Një 17 vjeçar i dyshuar si autor i 5 vjedhjeve të kryera në dy muajt e fundit është arrestuar. Adoleshenti u arrestua në flagrancë duke vjedhur një biçikletë, në një banesë në Shkozet.
"Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës prill-maj 2024, në 5 raste, ka vjedhur bateri të disa automjeteve dhe mjete pune, në lagje të ndryshme në Shkozet", informoi sot policia e Durrësit.
Arrestimi i djalit me inicialet D.A u krye në kuadër të operacionit “Lately”.
Komento