Kronikë

Durrës/ Aksident në Spitallë, makina përplas këmbësoren 78-vjeçare! E plagosura dërgohet me urgjencë në spital! (VIDEO)

3 Dhjetor 2024, 19:04| Përditesimi: 3 Dhjetor 2024, 19:28

  • Share

Durrës- Një aksident ka ndodhur pak më parë në lagjen nr. 15 Spitallë, në Durrës. 

Një automjet ka aksidentuar një këmbësore. Gruaja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.

Personi i paraqitur në urgjencë është identifikuar si Sheme Kalemasi, 78 vjeçe. E plagosura pritet të niset për në Tiranë për shkak të plagëve dhe moshës së thyer, sipas informacioneve nga shërbimi i urgjencës.

Gazetari i Report TV, Artur Korriku, informon se Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe bëri me dije se po merret me dokumentimin dhe ekspertimin e aksidentit, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën.

Paraprakisht hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me ndërprerje të rrugës nga ana e këmbësores, teksa në vendngjarje duken shenjat e aksidentit, një shapkë dhe një kapele e bardhë e të dëmtuarës në mes të rrugës.

Kurse drejtuesi i automjetit po merret në pyetje nga grupi i hetimit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?