Foto Ilustruese

Kronikë

Durrës/ Aksidenti në aksin Golem-Mali i Rrobit, mjeti përplasi këmbësorin, shoqërohet drejtuesi

31 Gusht, 22:55| Përditesimi: 31 Gusht, 22:56

  • Share

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka reaguar pas lajmeve në rrjetet sociale që pretendonin mosveprimin e saj ndaj një aksidenti.

Sipas njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas njoftimit.

Nga hetimet paraprake rezulton se personi me inicialet E. Ç., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin G. I., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

'Në lidhje me një lajm të postuar në rrjetet sociale, ku thuhet se një automjet ka aksidentuar një shtetas dhe se Policia nuk ka reaguar për të identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, ju informojmë se:

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, me marrjen e njoftimit nëpërmjet numrit 112 për aksidentin e ndodhur, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Gjithashtu, në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se, në aksin rrugor Golem–Mali i Rrobit, shtetasi E. Ç., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin G. I., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme', thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?