Foto ilustruese

Kronikë

Aksidenti pasditen e djeshme në Sukth, ndërron jetë një 16-vjeçar në spital

28 Shkurt 2021, 09:35| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 09:44

  • Share

DURRËS - Një ditë pas aksidentit në Sukth ku u përfshinë dy makina, një prej drejtuesve të mjeteve ka ndërruar jetë në spital.

Është drejtuesi i mjetit tip "Renault", 16-vjeçari me iniciale F.O. i cili nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tjetër të përfshirë në aksident, 54-vjeçarin me iniciale Gj.B.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në orën 18:00 në zonën e Sukthit ku dy makina u përplasën me njëra tjetrën.

Si pasojë, mbetën të plagosur 4 të mitur, ku 16-vjeçari ndërroi jetë ditën e sotme në spital.

"Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç" - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?