Efektivi i policisë së Durrësit Mariglen Allka 20 vjeç është përplasur nga një mjet kur po kalonte tek vijat e bardha para godinës së Drejtorisë së Policisë së Durrësit.
Report TV mëson se mjeti që ecte me shpejtësi të lartë drejtohej nna Antonio Frroku 30 vjeç. Policia detajon se Frroku po lëvizte me makinë në gjendje të dehur në momentin kur ka përplasur efektivin që po kalonte vijat e bardha.
Efektivi i policisë Mariglen Allka është nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Durrësit ndërsa shoferi i dehur në Komisariatin e Durrësit për veprimet hetimore.
"Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët. Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme".
Aksidenti ka ndodhur në rretho orës 18.35 në lagjen nr.8 orar kur rrugët janë të mbushura me qytetarë në përditshmërinë e aktivitetit të tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Report Tv ka siguruar pamje nga vendi ku një automjet përplasi efektin 20-vjeçar të policisë së Durrësit, teksa kalonte rrugën në vijat e bardha.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht para Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Antonjo Frroku është shoferi që ka aksidentuar policin Maringlen Allka duke kaluar vijat e bardha para Drejtorisë së Policisë në Durrës. Shoferi është arrestuar ndërsa rezulton se po drejtonte makinën në gjendje të dehur.