Moment para seancës në Gjykatën e Durrësit, viktima dhe 3 të arrestuarit

Kronikë

Durrës/ Akuzohen për vrasjen dhe groposjen e babait, shtyhet gjyqi ndaj 3 fëmijëve të Pëllumb Metës! Munguan dy prej tyre

14 Janar, 16:10| Përditesimi: 14 Janar, 17:05

  • Share

Durrës- Pas shtyrjes së seancës së parë në dhjetor, për shkak të mungesës së prokurorit dhe të pandehurve, në Gjykatën e Durrësit ka nisur sot (14 Janar) shqyrtimi i krimit makabër brenda familjes Meta, në Shënavlash të Durrësit vitin e kaluar. 

Seancat e para të këtij gjykimi janë vendosur nga gjyqtarja Suela Xhani që të zhvillohen pa praninë e medias. 

Seanca u shty sepse mungonin dy prej fëmijëve, Hygerta dhe Hysen Meta. Arsyeja ende nuk dihet për mungesën e tyre. Por u kërkua që të jenë me detyrim në seancën e radhës për të dhënë deklaratat.

Seanca në fjalë është seance paraprake, ku sipas institucionit në fjalë, akuzat ndaj të arrestuarve mund të ndryshojnë. Seanca e sotme u shty për në 30 janar. Çështja mund të ketë edhe rikthim hetimesh.

Ne momentin që dosja kalon në themel, të pandehurit përballen edhe me akuzën përfundimtare. Vrasja e 49-vjeçarit Pëllumb Meta ndodhi më 10 Shkurt të një viti më parë, por u zbulua rreth dy javë më vonë.

Në Dhjetor, Prokuroria e Durrësit përfundoi hetimet dhe çoi për gjykim pesë persona të akuzuar për përfshirjen e tyre në këtë krim të rëndë, mes të cilëve janë tre fëmijët e viktimës, nëna e tyre Blerina Meta, dhe një person tjetër që ka ndihmuar në fshehjen e provave. 

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?