Kronikë

Durrës/ Apartamenti ‘çerdhe’ prostitucioni, arrestohen 2 prostitutat e huaja, nën hetim edhe 3 klientë! Sekuestrohen tufa parash (VIDEO)

8 Tetor, 14:35| Përditesimi: 8 Tetor, 14:43

  • Share

Një apartament që shërbente si bazë prostitucioni në Durrës është zbuluar në lagjen Nr12, ku u arrestuan dy prostituta të huaja; N. T. 34 vjeçe nga Venezuela dhe A. A. 24 vjeçe banuese në Kolumbi.

Ato akuzohen për prostitucion dhe përshtatje e ambienteve për prostitucion, pasi kishin marrë me qira apartamentin për ushtrim prostitucioni.

Hetimet për të goditur këtë veprimtari të paligjshme kanë zgjatur 3 muaj nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në Policinë e Durrësit dhe Prokuroria e Durrësit, duke përdorur metoda proaktive.

Përveç dy prostitutave të arrestuara, nën hetim në gjendje të lirë për prostitucion janë edhe 3 klientë; M.A., A.A. dhe D.T.

Gjatë aksionit brenda apartamentit, policia sekuestroi një tufë parash të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Durrës/Hetime intensive në vijim dhe kontrolle në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “STORM 7”.

Zbulohet në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.           

Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset e huaja që e kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, për një periudhë trejavore, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “STORM 7”. 

Si rezultat i hetimeve:

-u zbulua në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion;

-u arrestuan në flagrancë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe A. A., 24 vjeçe,  banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?