Arrestimi i Aldi Mustafës në Durrës, policia: Do kryente vrasje! Miku i ‘Rrumit të Shijakut’ do merrte hak për tritolin që i vendosën në muajin prill

1 Tetor 2023, 11:25| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 13:48

  • Share

DURRËS- Aldi Mustafa, pjesë e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’, u arrestua një natë më parë (30 shtator) në Durrës, ndërsa lëvizte me armë me vete në makinë. Mustafa, një person me precedent të theksuar kriminal, kishte planifikuar një vrasje. Vetë policia, njofton se ai vënë në pranga ndërsa po shkonte për të vrarë dikë, por ende nuk dihet se kush ishte vënë në shënjestër. Bashkë me Mustafën, 37 vjeç, është vënë në pranga është bashkëpunëtori i tij Klevis Kurdiu, 27 vjeç, i cili po lëvizte në të njëjtën makinë me mikun e Aleksandër Lahos, njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, falë inteligjencës policore se një shtetas me precedent të theksuar kriminal po qarkullonte i armatosur dhe kishte planifikuar të kryente një vrasje, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe "Shqiponjat", kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”. Si rezultat, në lagjen nr. 15, Durrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin lëvizte shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë duke zbatuar të gjitha procedurat standarde për ndalimin e një automjeti", njofton policia. 

Report Tv mësoi se Aldi Mustafa, kishte 2 ditë që qarkullonte nëpër qytet me tentativë për të marrë hak për vendosjen e tritolit që i shpërtheu na makinën e tij më 3 prill 2023. Grupi hetimor ende nuk e ka të paqartë se kush është objektivi, pasi ngjarja e ndodhur 6 muaj më parë ka mbetur e pazbardhur akoma. Para hetuesve, Aldi Mustafa nuk ka pranuar të japë deklarime ndërkohë që pritet dalja e tij në gjykatë për masën e sigurisë. 

Arrestimi është realizuar të shtunën në lagjen nr. 15 në Durrës.Në momentin që është konstatuar nga uniformat blu, Mustafa ka tentuar të largohet me shpejtësi, por nuk ka mundur dot pasi është bllokuar nga shërbimet e Policisë. Ndërkohë në mjet iu gjet një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe municion luftarak. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”.

Arrestimi i tij është përshëndetur edhe nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Falënderoj nga zemra forcat e Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Njësinë e saj Operacionale Shqiponjat  të cilët arritën të parandalonin një ngjarje të rëndë kriminale, duke arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë të armatosur”, shkruan Balla.

Kush është Aldi Mustafa?
Aldi Mustafa nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë të theksuar kriminal. Në 3 prill të këtij viti, persona ende të paidentifikuar shpërthyen me telekomandë makinën e Aldi Mustafës. 37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Zona në të cilën ndodhi ngjarja kishte kamera të shumta sigurie, ndërsa Shqiptarja.com siguroi edhe videon e shpërthimit të mjetit. Aldi Mustafa, 37-vjeçar, njihet si një person me precedentë penal. Ai është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje. Aldi Mustafa rezulton i dënuar më parë me 10 vite burg në Gjermani, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, me vendim të gjykatës i është shuar masa e arrestit me kërkesë të tij. Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim pas arrestimit në gusht 2021 për mosbindje të urdhrit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit. Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me Aleksandër Lahon i njohur si ‘Rrumi’, një personazh i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ora 13:14
U arrestua me armë gati për vrasje, Aldi Mustafa ‘kyç’ gojën para hetuesve! Do merrte hak për tritolin që i vendosën në prill të kërij viti

1696158996_durres.jpg

Aldi Mustafa, i arrestuar nga Policia e Durrësit me pistoletë me silenciator, kishte 2 ditë që qarkullonte nëpër qytet me tentativë për të marrë hak për sasinë e tritolit që i shpërtheu na makinën e tij më 3 prill 2023. Grupi hetimor akoma e ka të paqartë se kush është objektivi i tij, pasi ngjarja e ndodhur 6 muaj më parë ka mbetur e pazbardhur akoma. Para hetuesve, Aldi Mustafa ka kyçor gojën dhe nuk ka deklaruar asnjë gjë, duke mbajtur mister për momentin kë donte të vriste, që do të çonte rrjedhimisht një zbardhje të tritolit që i shpëtoi mrekullisht.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?