Policia e Durrësit vë në pranga një 28-vjeçar, sepse shiste drogë në dyqanin ku tregtonte materiale ndërtimi. Sekuestrohet 1 kilogram hashash, në formë çokollate. Arrestimi u bë i mundur në kuadër të operacionit të organizuar nga policia e Durrësit "December me qëllim arrestimin e personave që tregtojnë lëndë narkotike, ku u finalizua me arrestimin e28-vjeçarit .
Gjatë kontrollit në dyqanin e tij që shiste materiale ndërtimi, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg hashash në formë çokollate dhe dyshohet që drogën e transportonte nëpërmjet autobuzave, pasi nuk i është sekuestruar asnjë automjet personal në cilësinë e provës materiale