Kronikë

Durrës/ Arrestohet 35-vjeçari që vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit rrugor (EMRI)

2 Gusht, 09:32| Përditesimi: 2 Gusht, 09:42

  • Share

Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar, i dyshuar si autor të disa vjedhjeve të kabujve elektrikë të ndriçimit publik.

Nga hetimet dyshohet se 35-vjeçari Amaraldo Vezi ka kryer disa vjedhje të kabujve elektrikë në zona të ndryshme të qytetit, duke lënë segmente rrugore pa ndriçim.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës”,- njofton policia.

Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e mundshëm të vjedhjeve të tjera të kryera nga i arrestuari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahipi: 02/08/2025 13:52

    Meso shqip o gazetar....Na trego çfarë jane kabujt!!!!?????

    Përgjigju
  • WIFI: 02/08/2025 11:14

    Do jet ken gabel

    Përgjigju
  • Emigrante: 02/08/2025 10:39

    Mos i dalte tuni prej burgut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?