31-vjeçari duke vjedhur

Kronikë

Durrës/ Autor i 4 vjedhjeve, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

11 Shkurt, 14:13| Përditesimi: 11 Shkurt, 14:20

  • Share

Durrës- Një 31-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Durrësit për shkak të 4 vjedhjeve që ka kryer në këtë qytet.

Blutë bëjnë me dije se Françesko Selishta i ka kryer grabitjet në datën 2 dhe 7 të këtij muaji. Siç shihet edhe nga video e publikuar nga Policia, shihet edhe momenti i kapur nga kamerat e sigurisë, ku 31-vjeçari grabit kasën e marketit.

“Për to u vu në pranga shtetasi Françesko Selishta, 31 vjeç, banues në Durrës, sepse dyshohet se më datë 2 shkurt, ka vjedhur para në kasën e një marketi në lagjen nr. 15, ndërsa më datë 7 shkurt, ka vjedhur bateri automjetesh, vegla pune dhe biçikletë, në pronësi të 3 shtetasve”, informoi sot policia.

Blutë kanë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?