Foto ilustruese

Durrës/ Babai e shpalli të humbur dje, gjendet i pajetë në kanal 33-vjeçari! Policia: Dyshohet se u rrëzua aksidentalisht nga ura

6 Dhjetor, 14:48| Përditesimi: 6 Dhjetor, 14:52

  • Share

Durrës- Një 33-vjeçar që ishte shpallur i humbur nga babai i tij është gjetur sot (6 Dhjetor) i pajetë në Durrës, teksa vdekja e tij cilësohet si aksidentale.

Policia sqaron se trupi i B. Sh., u gjet në një kanal uji në lagjen nr. 15.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme (5 dhjetor), për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit, shpjegohet se “nuk janë konstatuar shenja dhune”, pasi dyshohet se “aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur”. 

Pas kryerjes së veprimeve paraprake, dosja për hetimet e mëtejshme i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/12/2024 02:52

    U rrezua nga ura /aksidentalisht/ dhe eshte mbytur ne kanal! Ky nuk duhet te jete durrsak i vertete,se nuk besoj te kete durrsak te vertete,lindur e rritur prane detit qe te mos dije not e te mbytet ne kanal!Ose mund te jete vendas dhe kjo /renie/ ka qene zgjedhja e tij.R.I.P!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?