Foto nga aksioni për lirimin e plazheve publike

Sociale

Durrës/ Bashkia aksion për lirimin e plazheve publike, Sako: Të mos zaptohen hapësirat që i përkasin të gjithë pushuesve

12 Qershor, 22:14| Përditesimi: 12 Qershor, 22:27

  • Share

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nisur një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

“Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik nisëm aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

Aksioni për lirimin e hapësirave të plazheve publike do të vijojë përgjatë gjithë bregdetit të Durrësit.

I bëjmë thirrje subjekteve apo dhe individëve të mos zaptojnë këto hapësira pasi ato i përkasin të gjithë pushuesve”,- shkruan Sako.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Silva: 13/06/2025 12:23

    Znj Sako ti je për popullin e Durrësit mqs policia e shtetit është në aksion ju lutemi të na pastrojnë dhe Territoret e pallateve dhe Pse i shikojnë nuk veprojnë dhe mqs janë në Vendin e duhur na është bërë gangrenë Bar Fast -fund vini duke na zaptuar territorin e pallatit dhe për të hyrë në shtëpitë tona duhet të futemi nëpër shalët e pijanecëve e duke na prishur Qetësinë publike Orar pa orar ai përfito më Hajdutllëkun e tij e mbush xhepat nga taksat tona vëë

    Përgjigju
  • Qamile: 13/06/2025 08:58

    Gjithmone ky muhabet ne fillim te sezonit, un nuk e kuptoj pse nuk behet me perpara.

    Përgjigju
  • Moni: 13/06/2025 07:13

    Ja ku qenka krimi kto duhet te marin nga 10vjet burg minimumi pushtuesit e plazheve duhen perndjekur gjith andej te shkaterrohen kudu qe jan cadrat duhen djegur jo parcelat e barit

    Përgjigju
  • Reksi: 13/06/2025 06:53

    Duhen perbadhur me ligjin se do zaptojn prap duhen futer ne burg abuzuesit i perze nga aty po do zaptojn prap nga ana tjeter zingarit ket pun kan po nuk u futen ne burg te ndeshkohen me ligj

    Përgjigju
  • ajka: 13/06/2025 05:14

    AKSIONET BEHEN DITEN JO NATEN,,,,E KENI BERE DURRESIN NJE KATRAHURE DHE JU VJEN ZOR TE FILMONI DITEN,,,,,DHE FILMONI NATEN.....ATY DUHEN SHKATARRUAR NGA INUK 1000 PALLATE DHE LOKALE QE TE MARRE FRYME PLAZHI I DURRESIT.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?