Durrës- Tre persona që ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në Dyurrës janë marrë nën hetim nga policia vendore, pasi u kapën në tre lokale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit lokalizuan nëpërmjet informacioneve në rrugë operative vendet ku ushtrohej vendosja e basteve online ilegalisht.
“Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për K. B., 42 vjeç , E. F., 17 vjeç, dhe E. B., të tre banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme”, thanë burime zyrtare të policisë.
Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve është kapur edhe A. H., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “organizimi i lotarive të palejuara”. Hetimet për rastet i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.