Foto ilustruese

Kronikë

Durrës/ Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë! Në kërkim edhe pronarët e 2 lokaleve

14 Shkurt, 14:30| Përditesimi: 14 Shkurt, 14:31

  • Share

Durrës- Dy raste të aktivitetit të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit janë goditur në qytetin e Durrësit nga policia vendore, ku në kërkim u shpallën edhe pronarët e lokaleve.

Arrestohet 1 person dhe merret nën hetim një i dytë, pasi u kapën në flagrancë në lokale duke organizuar lojëra fati me celularë, baste sportive online. Shpallen në kërkim 2 pronarët e lokaleve.    

Aksioni erdhi pas kontrolleve të ushtruara dhe informacioneve në rrugë operative. I arrestuari është P. B., 31 vjeç, kurse nën hetim M. K., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.

Në kërkim u shpallen pronarët e lokaleve E. R., 36 vjeç dhe K. J., 43 vjeç. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme, kurse dosja i kaloi prokurorisë për hetime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?