Porti Durrës

Kronikë

Durrës/ Bllokohet kontenieri me mallra të falsifikuara nga Kina

2 Prill 2019, 15:34| Përditesimi: 2 Prill 2019, 16:39

  • Share

Një kontenieri me mallra të falsifikuara kineze është bllokuar nga autoritetet doganore të portit të Durrësit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mallrat të tipit syze të markave të ndryshme, çanta dhe portofola kishin ardhur disa ditë më parë dhe gjatë kryerjes së procedurave doganore u konstatuan parregullsi.

Rezultoi se këto mallra kishin falsifikuar marka të firmave të mëdha botërore dhe do të futeshin në tregun shqiptar si mallra origjinale edhe pse ishin të deklarua si mallra të thjeshta, pa marka. Burime bëjnë me dije se pas kontrollit në doganën e portit të Durrësit këto mallra janë bllokuar. 

Për sa i përket kontenierit, korrespodenti i Report Tv në Durrës, Artur Korriku bën me dije se është në pronësi të biznesmenit Evis Meçe nga Tirana dhe ishte tranzit për në kryeqytet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?